Ndalohen tre persona te “Dheu i Bardhë” me dokumente që dyshohen se ishin të falsifikuara

Policia e Kosovës ka ndaluar tre persona te pika kufitare “Dheu i Bardhë”, pasi ata kanë prezantuar dokumente që dyshohet se janë të falsifikuara.
Policia ka njoftuar se atyre i janë gjetur tre ID kartela të huaja, me foto të të dyshuarve, me emra të huaj dhe një pasaportë e një shteti tjetër.
“Me vendim të prokurorit dokumentet e dyshuara janë konfiskuar dhe pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Ndërkohë po te “Dheu i Bardhë” një shtetas i Serbisë në celularin e tij ka prezantuar testin COVID, ku pas skanimit të QR kodit ka dal se dokumenti është i një personi tjetër.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.