75 Mall Live Search
14:28 / E Shtunë, 05 Shkurt 2022 / OSH

Ndalohen tre shtetas të Turqisë, tentuan që përmes Aeroportit të Prishtinës të fluturojnë për në Dyseldorf me dokumente fals

Policia ka ndaluar të dyshuarit: O.V., (viti i lindjes 1998, mashkull turk), R.D., (viti i lindjes 1999, mashkull turk) dhe O.O., (viti i lindjes 1996, mashkull turk).

Dyshohet se të njejtit që tentuan që përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës të fluturojnë për në Dyseldorf me dokumente (letërnjoftime italiane) që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Ndaj të dyshuarve iniciohet rasti ‘Falsifikim i dokumenteve’ dhe me aktvendim të prokurorit dërgohen në mbajtje deri në 48 orë.