75 Mall Live Search
09:53 / E Premte, 21 Janar 2022 / OSH

Ndalohen vizitat familjare për të burgosurit, shkak rritja e rasteve të reja me Covid19

Shërbimi Korrektues i Kosovës në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, bazuar në vlerësimin e gjendjes së përgjithshme të pandemisë në vend, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të të burgosurve dhe stafit, merr vendim që nga data 22 janar 2022, të ndërmarr këto veprime të përkohshme për zbatimin e masave kundër COVID-19:

Ndalimin e vizitave familjare për të gjitha kategoritë e të burgosurve;

Ndalimin e vikendeve  për të dënuarit  nëpër  institucionet korrektuese;

Ndalimin e vizitave në lokalet e veçanta;

Aplikimin e sistemit virtual të komunikimit “Skype” për të burgosur për të  mundësuar kontaktet me familjet, sipas rutinës së përcaktuar nga Institucioni;

Lejimin e numrit të shtuar të thirrjeve telefonike gjatë kësaj periudhe;

Pastrimi i rrobave për të paraburgosur do të organizohet në Institucione.