75 Mall Live Search
12:31 / E Premte, 19 Janar 2024 / mp

Ndalohet avokati serb që bëri homazhe dje në Prekaz

Çedomir Stojkoviç, avokati i politikanit opozitar serb, Nikola Sanduloviç, i cili bëri homazhe të enjten në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, është ndaluar në vendkalimin kufitar, Maqedoni e Veriut-Serbi.

Ndalimi i tij, siç merr vesh Ekonomia Online është bërë nga ora 9-të e mëngjesit të ditës së sotme.

Një burim i afërt me avokatin serb, i cili e ka shoqëruar gjatë vizitës në Kosovë, thekson se lirimi i tij mund të bëhet pas katër orësh.

Stojkoviq ka shkruar se pas këtij veprimi do të dorëzohej tek autoritetet e Beogradit për t’i sfiduar dhe treguar se në Serbi ekziston një rregull i ri sipas të cilit çdo vendosje lulesh në varret e fëmijëve shqiptarë dënohet me rrahje dhe burg.

Sanduloviq ishte arrestuar dhe ka pretenduar se është rrahur nga shërbimi sekret serb pikërisht për këtë arsye. Në fletarrestin ndaj tij thuhej se ai kishte nxitur urrejtje kombëtare, racore e fetare, duke e përmendur rastin kur ai pati bërë homazhe te varrezat e Jasharëve.