12:13 / E Martë, 11 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ndalohet hyrja e pijeve nga Serbia

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit të Shqipërisë bllokoi kripë dhe pije importi në pikat kufitare të vendit. Lëngjet e frutave ishin nisur nga Serbia me qëllimin për t’u tregtuar në Shqipëri.

Produkteve u kishte mbetur afat përdorimi më pak se gjysma e kohës deri në datën e skadimit, dhe për rrjedhojë nuk plotësonin kërkesat ligjore për sigurinë e konsumatorit.

Ngarkesa u kthye në vendin e origjinës nëpërmjet doganës së Morinës. Të njëjtin urdhër Autoriteti Kombëtar i Ushqimit e dha edhe për një sasi kripe që vinte nga Maqedonia e Veriut dhe kishte mangësi në dokumentacionin ligjor shoqërues.

Për të njëjtat shkaqe u kthye në kufi edhe një ngarkesë me pije energjike që vinte nga Rumania me vend origjine Austrinë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimin vijon pa ndërprerje kontrollet për të garantuar zbatimin e legjislacionit të sigurisë ushqimore për mallrat që importohen për konsum human në Shqipëri.