18:41 / E Diele, 31 Maj 2020 / indeksADMonline

Ndalohet mjeku me COVID19 nga Vushtrria, thyen rekomandimet e IKSHPK-së

Komuna e Vushtrrisë përmes një njoftimi në faqen zyrtare Facebook, ka bërë të ditur se mbrëmë rreth orës 22:40 ka ndaluar një person A.A i njëjti me profesion mjek, derisa ai kishte qenë i infektuar me COVID-19, ndërsa para dy ditësh ai ishte ritestuar dhe ka dalë negativ, mirëpo nuk ka përfillur rekomandimet e IKSHPK-së që të qëndrojë në vetëizolim.

Ky është njoftimi i plotë:

Duke vepruar në bazë të informatave nga qytetarët, Inspektorati Komunal ka njoftuar Policinë e Kosovës në Vushtrri, e cila mbrëmë me datë 30.05.2020, rreth ores 22:40, në rrugen “Skenderbeu”-Vushtrri, ka ndauar personin A.A, me profesion mjek, punëtor i Spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri, më herët i infektuar me virusin Covid-19, i cili deklaron se para dy ditesh eshte ritestuar dhe i njëjti ka rezultuar negative sa i perket këtij virusi, mirepo i njëjti nga IKSHP eshte udhezuar që të qendrojë në vetizolim edhe per dy jave dite, mirepo nuk e ka respektuar këtë mase. Prokurori Kujdestar ndaj të njejtit ka filluar procedurë penale në bazë të nenit 249 të Kodit Penal të Kosovës, “Perhapja e sëmundjeve ngjitese”.


Shtabi Emergjent Komunal vlerëson se veprimi i personit në fjalë është skandaloz e i papergjegjshëm, vë në rrezik shëndetin publik të qytetarëve dhe i vë hije të keqe krejt komunitetit shëndetësor që kanë sakrifikuar tepër shumë në luftën me pandeminë Covid 19.
Shtabi Emergjent Komunal po punon me përkushtim për parandalim të përhapjes së Covid 19, situata është plotësisht nën kontrollë dhe falënderojmë qytetarët për bashkëpunim si dhe stafin shëndetësor për angazhimin makismal.