Ndalohet një shtetas i Kosovës që hyri ilegalisht nga Serbia

Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e djeshme, rreth orës 14:30, është ndaluar një veturë me targa të Serbisë, por që e drejtonte një kosovar, nën dyshimin se ka hyrë në Kosovë përmes rrugëve ilegale.
Një shtetas i Kosovës i cili po voziste një veturë me targa të Serbisë është ndaluar në fshatin Bistricë të Leposaviqit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari ka hyrë nga Serbia në territorin e Kosovës përmes rrugëve ilegale.
“Është ndaluar një veturë me targa të Serbisë të cilën e drejtonte një shtetas kosovar. I dyshuari ka pranuar se ka kaluar nëpërmes rrugëve ilegale nga Serbia në R. Kosovë.
Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.