Ndalohet një person me urdhër arrest të gjykatës, i dënuar me një vit burg

Sot rreth orës 09:30, policët nga Stacioni Policor në Prizren kanë arritur që të ndalojnë një person të kërkuar më urdhër arrest të gjykatës.
Për personin e ndaluar, Gjykata Themelore në Prizren kishte lëshua urdhër arrest, pasi që i njëjti me aktgjykim të plotfuqishëm ishte i dënuar me burg me kohëzgjatje prej një viti, pasi që ishte shpallur fajtor për veprën penale Vjedhje e rëndë.
I ndaluari pas përfundimit të procedurave administrativë dërgohet në Burgun e Prishtinës për vuajtje të dënimit (1 vit).