75 Mall Live Search
16:10 / E Hënë, 10 Nëntor 2025 / F.R

Ndalohet një person në Gjilan për shitblerje të narkotikëve

Një person është ndaluar në Gjilan, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

Siç bën të ditur Prokuroria Themelore e Gjilanit, gjatë kontrollit tek i dyshuari E.R., janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si: Çantë e kaltër me tre kavanoza dhe një qese me marihuanë me peshë totale 220.87 gram, dy drita LED për kultivim të bimëve narkotike Canabis stativa, një bimë kanabis stativa e mbjellur në një gotë plastike, një qese me 190 fara të bimës narkotike Canabis stativa me peshë 3.70 gram, dy qese me marihuanë me peshë 3.88 gram, dhe telefon Iphone X me ngjyrë ari.

I dyshuari, me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë dhe ndaj të cilit brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.