10:15 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ndalohet një person, shiste marihuanë, në Gjilan

Prokuroria Themelore e Gjilanit, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar të dyshuarin A.SH., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit se tek ai janë gjetur 241 gramë narkotikë, marihuanë’.

Ekziston dyshimi i bazuar që gjatë ditës së djeshme, më 22 tetor 2019, rreth orës 12:30 minuta, i dyshuari A.SH., pa autorizim dhe me qëllim të shitjes ka poseduar substanca narkotike, me ç’rast gjatë bastisjes nga policia, në shtëpinë e tij, në Gjilan, janë gjetur 241 gramë substancë narkotike.

I dyshuari kishte tentuar të ikte nga policia, pasi kishte qenë duke bërë paketimin e narkotikëve, në objektet përcjellëse të shtëpisë së tij, ku gjatë bastisjes janë sekuestruar:

  • Një qese plastike me substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 183. 9 gramësh,
  • 24 paketime të vogla marihuanë, si edhe një sasi e ndarë në pjesë të vogla e gatshme për paketim, në peshë prej 57.1 gramësh,
  • 400 paketime të vogla, të cilat shërbejnë për paketimin dhe shitjen e marihuanës’.

Me këto veprime, dyshohet se ai ka kryer veprën penale “’Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar narkotikësh, substancave psikotrope ose analoge’’. /Indeksonline/