Ndalohet një person për keqpërdorimin e pozitës apo autoritetit zyrtar

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i krimeve të rënda-Njësiti për krime ekonomike dhe korrupsion, sot me aktvendim të prokurorit të shtetit, ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet A.P., mbikëqyrës i Zyrës për mbrojtje dhe ndihmë viktimave, në Prishtinë dhe zyrave rajonale.
Ai dyshohet se ka kryer veprën penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I dyshuari, me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh.