75 Mall Live Search
13:50 / E Premte, 31 Tetor 2025 / S Z

Ndalohet një person për shkak se ndikoi gjatë zgjedhjeve në Kllokot

Prokuroria Themelore në Gjilan në koordinim me Policinë e Republikës së Kosovës- NJHP në Gjilan, ka ndaluar një person për 48 orë me iniciale D.K. nga fshati Verbovc të Kllokotit, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’’.

Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda afateve të përcaktuara sipas Kodit të procedurës penale të Republikës së Kosovës, do të ushtrojë ndonjërën nga masat, për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurën penale, që do të zhvillohet.