75 Mall Live Search
08:52 / E Enjte, 19 Shtator 2024 / FR

Ndalohet një shtetas i Polonisë në Zveçan, dyshohet se e kaloi ilegalisht kufirin

Është ndaluar në Izvor të Zveçanit një shtetas i Polonisë nën dyshimin se e ka kaluar ilegalisht kufirin midis Kosovës dhe Serbisë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që pas inicimit të rastit, i dyshuari të lirohet, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Izvor, Zveçan  18.09.2024-13:30. Njësia policore ka ndaluar të dyshuarin mashkull me shtetësi polake pasi i njëjti dyshohet se kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që pas inicimit të rastit, i dyshuari të lirohet, rasti vazhdon në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.