75 Mall Live Search
22:26 / E Premte, 17 Tetor 2025 / F.R

Ndalohet për 48-orë i dyshuari për plagosjen e dyfishtë në Pejë, sekuestrohen dy armë AK-47

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka dhënë detaje shtesë për të shtënat me armë rreth orës 16:15 në rrugën “Hasan Murati”, në afërsi të Qendrës së Paraburgimit në Pejë.

Sipas njoftimit të policisë është arrestuar një person i dyshuar, ndërsa dy persona të tjerë të cilët kanë pësuar lëndime nga arma e zjarrit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor.

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, policia ka sekuestruar si prova materiale dy armë të gjata të tipit AK-47, dy revole njëqind e dyzet e nënte fishek dhe gjashtëmbëdhjetë gëzhoja.

Me urdhër të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Njësiti i hetimeve rajonale në bashkëpunim me prokurorin janë duke vazhduar hetimet intensive lidhur me rrethanat e këtij rasti./IndeksOnline/