75 Mall Live Search
21:32 / E Enjte, 29 Shkurt 2024 / L K

Ndalohet për 48-orë i dyshuari që sulmoi gazetarin në Pejë

Sot gjatë ditës është sulmuar gazetari i portalit lokal “Peja fokus”, gjatë raportimit të tyre në lidhje më një ngjarje.

Nga pamjet e publikuara prej këtij portali ka ngjallur shumë reagime në rrjet.

Ndërsa, i dyshuari është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje për 48-orë.

Kështu bëri të ditur, për IndeksOnline, zëdhënës në Prokurorinë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

““Është ndaluar personi për veprën penale “sulmi”, në kohëzgjatje prej 48 orësh”, ka thënë Nikçi shkurt.