Ndalohet për 48 orë, i pandehuri për kultivim të bimëve narkotike në Viti

Prokuroria Themelore ka ndaluar një person me inicialet E.A., për 48 orë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.
Sipas një njoftimi nga policia, bimët janë gjetur në komunën e Vitisë, me gjatësi prej 80 deri në 210 centimetra, të cilat janë asgjësuar, përcjell Klankosova.tv.
Dyshohet se i lartshënuari, në afërsi të vendbanimit të tij, në Komunën e Vitisë, me dashje, pa autorizim dhe me qëllim të prodhimit të narkotikëve, ka kultivuar bimën e kanabisit, ashtu që më datë 29 gusht 2024, gjatë realizimit të urdhër-kontrollit nga ana e zyrtarëve policor, në vendin e ngjarjes janë gjetur 9 bimë canabis sativa’, me gjatësi prej 80 – 210 cm, të cilat janë asgjësuar.
I pandehuri gjendet në masën e ndalimit dhe ndaj të njëjtit do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore.