75 Mall Live Search
23:25 / E Premte, 05 Shtator 2025 / F.R

Ndalohet për 48-orë mësuesi që ushtroi dhunë ndaj një nxënësi në Istog

Një incident ka ndodhur në shkollën “Avni Rrusteni” në Zallq të Istogut, pasiqë një mësues ka ushtruar dhunë fizike ndaj një nxënësi.

Zëdhëndësi i prokurorisë në rajonin e Pejës, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar për IndeksOnline se mësimdhëndësi është ndalur për 48 orë për shkak të dhunës që ka ushtruar.

Nikçi njoftoi se rasti është hapur për veprën penale “sulm ndaj viktimës së ndjeshme”.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, një mësimëdhënësi është ndaluar për 48-ore për dhunën e ushtruar ndaj nxënësit për veprën penale “sulm ndaj viktimës se ndjeshme”, ka thënë Nikçi./IndeksOnline/