22:40 / E Martë, 24 Nëntor 2020 / OSH

Ndalohet për kontrollë, Policia i gjen prishtinasit 2.5 gram drogë

Pas fillimit të orës policore në komunën e Prishtinës gjersa kryente kontrolle Policia e Kosovës ka ndaluar një person në rrugën “Agim Ramadani”.

IndeksOnline mëson nga burimet e veta se të dyshuarit B.S gjatë kontrollës fizike i është gjetur një sasi e substancave narkotike.

Ai kishte me vete 2.5 gram drogë që u konfiskua nga forenzika e stacionit.

Ky rast ka shkuar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/