13:41 / E Hënë, 22 Prill 2019 / indeksADMonline

Ndalohet për mosrespektim të rregullave në trafik, kërcënon policët

Thyerja e rregullave të trafikut, nuk e ka shqetësuar një person në Gjilan, përcjellë Indeksonline.

Ai madje, pasi është ndaluar ka kërcënuar edhe zyrtarët policor.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari pas arrestimit dhe inicimit të rastit nga prokurori është liruar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin e tij nuk kishte respektuar shenjat e trafikut dhe pasi që është ndaluar nga policia  i njëjti nuk kishte respektuar urdhëratë dhe kishte kanosur zyrtarët policor. I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në stacion policor. Me urdhër të prokurorit kujdestar rasti është iniciuar dhe i dyshuari është liruar në procedurë”. /Indeksonline/