75 Mall Live Search
10:39 / E Enjte, 24 Dhjetor 2020 / OSH

Ndalohet përdorimi i fishekzjarreve në Ferizaj, përveç në..

Me urdhëresën e nxjerr nga kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, nga dita e sotme e deri më 15 janar 2021, ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike në vende të hapura publike, përkatësisht në zona të banuara, rrugë, sheshe, tregje.

Sipas komunikatës, për zbatimin e kësaj urdhërese do të përkujdeset Inspektorati komunal.

“Përjashtim nga kjo urdhëresë, bën data 31 dhjetor 2020 përkatësisht orari nga ora 23:00 deri në 00:30 të 1 janarit 2021”, thuhet ndërkaq./IndeksOnline/