16:15 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ndalohet qarkullimi i automjeteve Gurrakoc-Klinë, nga dita e nesërme

Kompania e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës do të fillojë nesër asfaltimin e rrugës rajonalë R104, Gurrakoc (Istog)-Klinë.

Për shkak të këtyre punimeve nesër data 8 deri më 12 nëntor 2018, aksi rrugor Gurrakoc-Zallq, do të bllokohet për qarkullim të automjeteve, transmeton Indeksonline.

Ministria e Infrastrukturës kërkon nga qytetarët që të shmangin lëvizjen gjatë këtyre ditëve në këtë segment./Indeksonline/