75 Mall Live Search
09:12 / E Enjte, 10 Prill 2025 / MSH

Ndalohet serbi që kaloi ilegalisht kufirin në Gjilan

Një shtetas i Serbisë është ndaluar, pasi dyshohet të ketë kaluar ilegalisht kufirin.

Rasti është shënuar në Stublinë të Gjilanit, dy ditë më parë, shkruan IndeksOnline.

I dyshuari kishte kaluar kufirin pasditën e së martës, ndërkaq dje u ndalua dhe u dërgua në stacion policor.

“Pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin të dyshuarit i është sekuestruar një dokument identifikimi dhe ai është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është iniciuar si “Kalim ilegal i kufirit”./IndeksOnline/