75 Mall Live Search
12:10 / E Premte, 13 Mars 2020 / indeksADMonline

Ndalohet shtrëngimi i duarve në një kafene, në Prishtinë

Në hyrje të njërës nga kafenetë në Prishtinë figuron një shenjë që tregon se ndalohet shtrëngimi i duarve në këtë lokal.

Në fotografitë që janë dërguar në IndeksOnline shihet se është vendosuar një shenjë “STOP” me shtrëngim duarsh.

Ky veprim i kësaj kafeneje ka ardhur si shkak i parandalimit të koronavirusit./IndeksOnline/