Ndalohet tubimi mbi 30 persona në ambient të mbyllur, e publik mbi 50

Me vendim të ri të Ministrisë së Shëndetësisë në hapësira të mbyllura ndalohet grumbullimi i qytetarëve në numër më shumë se 30 persona, shkruan IndeksOnline.
Ndërsa në sheshe publike, parqe, vende publike e qendra rekreative dimërore lejohet grumbullimi deri në 50 persona.
Në vendim u riktheksua ndalimi i organizimit të dasmave dhe ahengjeve familjare dhe ceremonitë e veprimtaritë fetare./IndeksOnline/