Ndalohet vetura e dyshuar në Drenas, sekuestrohen pajisje për prodhimin e kriptovalutave

Njësitë policore nën dyshimin se është duke bërë kontrabandë me mallra, kanë ndaluar një automjet me targa vendore në Drenas.
Në automjet i dyshuari kishte të ngarkuara pajisje për prodhimin e kriptovalutave si: 116 kartela grafike, 17 pllaka me procesor, 50 siguresa të energjisë elektrike, 21 USB dhe 2 procesorë të përdorur.
Rasti ka ndodhur te dielën në orën 00:19 minuta.
Vetura me të gjitha pajisjet është sekuestruar dhe me trajtimin e rastit vazhdon të merret Dogana e Kosovës.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent.