75 Mall Live Search
14:10 / E Enjte, 25 Dhjetor 2025 / S Z

Ndalohet votimi familjar, KQZ thotë se është vepër penale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se votimi familjar në zgjedhjet e 28 dhjetorit është i ndaluar.

Siç bëhet e ditur në njoftim, KQZ-ja thotë se votimi familjar ndalohet me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe se Kodi Penal e cilëson votimin familjar si vepër penale.

“Vota është personale dhe e fshehtë. Respekto ligjin, respekto demokracinë”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.