12:16 / E Enjte, 10 Shtator 2020 / indeksADMonline

Ndaloi veturën në hapësirën e krijuar për biçikleta, gjobitet!

Në shumë lagje të Prishtinës është duke u investuar në hapësira të veçanta për çiklistë.

Por pavarësisht kësaj, shumë shoferë po e keqpërdorin këtë anë, duke i parkuar veturat e tyre vend e pavend.

Një gjë e tillë ndodhi sot në lagjen “Dardania”, në afërsi të KEK-ut, ku një veturë ishte parkuar në hapësirën e rezervuar për çiklistë, shkruan Indeksonline.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka publikuar një fotografi, ku edhe shihet një zyrtar policor, i cili i shqipton gjobën për këtë shkelje.

Duhet përkujtuar që edhe ditë më parë Ahmeti apeloi që të mos parkohen veturat në këtë anë, duke thënë se po e detyrojnë që të merret vendim për vendosjen e pengesave vetëm e vetëm që të mos ndalojnë automjetet./Indeksonline/