Ndalojeni dikush Holandën! Shënojnë përsëri gol ndaj Rumanisë

Dy gola të shpejtë të Donyell Malen, po ia sigurojnë Holandës bindshëm kalimin tutje në ERUO 2024.
Malen shënoi për 0:3 në minutën 93-të, 10 minuta pasi shënoi golin e dytë, raporton Indeksonline.
Pavarësisht rezistencës së rumunëve ndaj “Tulipanëve”, edhe një herë Gakpo dëshmoi se është lojtar klas, duke hapur serinë e golave në minutën e 20-të për 0:1, e për të vijuar me asiste dhe organizim të lojës.
Kësisoji, Holanda ka siguruar çerekfinalen e kampionatit evropian, ku pritet të ballafaqohet me fituesin e sfidës Austri-Turqi./Indeksonline/