“Ndalu o pis”, asamblisti i PDK-së në Prizren, komenton videon e rrahjes me zyrtarin e prokurimit
Gjatë ditës së djeshme në qytetin e Prizrenit zyrtari komunal nga Zyra e Prokurimit, Nezir Rexhepi është konfrontuar fizikisht me kuvendarin e PDK-së në Prizren, Getoar Besimi.
Te dytë kanë mohuar se kanë qenë sulmuesit, shkruan Indeksonline.
Por sot është publikuar videoja ku shihet duke u rrahur Rexhepi dhe Besimi.
Kuvendari i PDK-së, Getoar Besimi për
Indeksonline ka komentuar videon e rrahjes.
Ai ka thënë se videoja vërteton se deklarata e Nezir Rexhepit është e pavërtet
dhe se ai ia bërë me shenjë që të ndalet.
“Deklarata e z.Rexhepit që unë ja kam zënë rrugën vërtetohet nga video se është jo e vërtetë.”
“Ai më ka bërë me shenjë që të ndalem dhe pasi jam ndalë, mu është vërsulur në afërsi, më shu dhe më tha “ndalu o pis”, kam dalë nga vetura dhe jam mbrojtur duke ja mbajtur duart që ai të mos më godasë dhe e kam shtyrë por z.Rexhepi filloi të më godasë dhe gjatë gjithë kohës shante me termet më të ulëta dhe poashtu akuzonte duke thënë “ti je ba me më paditë mua”, tha ai fillimisht.
Tutje, Besimi tregoi se pas incidentit Rexhepi ka shkuar te vetura e tij dhe ka marrë shufra metalike që ta sulmojë, por se ai nuk është ndal dhe ka vazhduar me veturën e tij.
Kuvendari i PDK-së tregon se gjatë rrugës Rexhepi e ka ndjekur nga pas me veturë.
“Pas konfliktit z.Rexhepi me vrap është drejtuar te vetura e tijë rreth 30 metra nga vendi i ngjarjes, ka hapur bagazhin për të nxerrë shufra metalike e për të më sulmuar por unë nuk jam ndalë me veturë por kam vazhduar drejt dhe kam shkuar direkt në stacionin policor.”
“Gjatë rrugës kam vërejtur që ai më ka ndjekur nga pas me veturë.Unë kam hyrë në stacionin policor dhe kam deklaruar rastin.”
“Ky është një skenar i organizuar për tu amnistuar nga keqpërdorimet dhe korrupsioni për të cilat z.Rexhepit i është ngritur Kallëzim Penal.”, u shprehë ai.
Rreth këtij rasti ka reaguar edhe kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka gjatë ditës së djeshme duke thënë se Nezir Rexhepi është sulmuar nga Getoar Besimi.
Besimi dje në reagimin e tij ka thënë se do ta padis Haskukan për shpifje./Indeksonline/