75 Mall Live Search
12:23 / E Martë, 12 Prill 2022 / LB

Ndarja e 100 eurove/ Hoti: Vendimi i sotëm reflekton varfërinë e politikave fiskale dhe sociale të Qeverisë

Qeveria e Kosovës ka prezantuar një pako mbështesë për qytetarët e Kosovës në vlerë prej mbi 100 milionë euro.

Ndaj këtij vendimi, ka reaguar ish kryeministri dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.

Ky i fundit shkruan se vendimi i sotëm reflekton varfërinë e politikave fiskale dhe sociale të Qeverisë për të mbrojtur standardin e jetës së familjeve.

“Kjo ndihmë e njëhershme prej 100 euro, sado e dobishme, nuk e zgjidh problemin e rritjes së çmimeve. Për më tepër, kjo ndihmë nuk përfshinë mijëra të papunë dhe ata që merren me bujqësi”, ka shkruar ndër të tjera Hoti.

Postimi i plotë i tij:

Vendimi i sotëm reflekton varfërinë e politikave fiskale dhe sociale të Qeverisë për të mbrojtur standardin e jetës së familjeve. Kjo ndihmë e njëhershme prej 100 euro, sado e dobishme, nuk e zgjidh problemin e rritjes së çmimeve. Për më tepër, kjo ndihmë nuk përfshinë mijëra të papunë dhe ata që merren me bujqësi.

Duhet ndërmarrë masa afatgjate, të cilat i kemi propozuar kur filloi të shfaqet kriza:

(i) Nuk është dashur të rritet çmimi i energjisë.

(ii) Duhet të indeksohen përfitimet pensionale dhe sociale për normën e inflacionit të çmimeve të produkteve ushqimore bazike.

(iii) Duhet të rriten subvencionet në bujqësi.

(iv) Duhet të rritet paga minimale

(v) Duhet konsideruar tërheqjen e një shume të kursimeve pensionale.