75 Mall Live Search
17:46 / E Enjte, 24 Shkurt 2022 / MSH

Ndarja e Beatrix me Donaldin, Beniada flet për ndjenjat e këtij të fundit

Tashmë po besohet se çifti Donald Veshaj-Beatrix Ramosaj i kanë dhënë fund lidhjes dhe dyshimet nisën pasi nuk qëndruan për asnjë moment së bashku në festën e Post Big Brother VIP dhe si konfirmim u mor edhe ‘’unfollow’’ që Trixa i bëri Donaldit si dhe një post ku quajti ‘’lojë’’ historinë e tyre.

Por ka ende të shumtë që mendojnë se dyshja mund të mos jenë ndarë pasi Donaldi nuk ka reaguar asgjë dhe mban ende këngëtaren në Instagram.

Në vrullin e këtyre thashethemeve të gjithë po mundohen të zbulojnë se çfarë po ndodh në të vërtetë dhe cila mund të ketë qenë arsyeja e ndarjes.

Ka qenë Beniada Nishani që, së fundmi e ftuar në “Pardon My French”, ka komentuar çiftin, duke u shprehur se Donaldi u mërzit shumë kur Trixa nuk erdhi në shtëpi.

Sipas saj, Donaldi ka pasur vetëm tërheqje fizike dhe ndonjëherë kjo është e pamjaftueshme.

“Pashë brenda shtëpisë nga ana emocionale, shumë emocione. Pashë një çift, pashë një vajzë që emocionohej që shikonte një djalë, me shkëlqim, me sytë plot me lot. Nuk mendoj se ky është aktrim. Donaldi u mërzit që nuk erdhi Trixa, e pashë që u mërzit shumë. Për mua ka qenë tërheqje fizike, por ndonjëherë nuk mjafton”, u shpreh ajo.