Ndarja e bujshme në Hollywood, Megan Fox i gjeti biseda me gra të tjera të dashurit

Aktorja Megan Fox u nda me partnerin e saj Machine Gun Kelly. Ndarja e tyre u bë si pasojë e tradhëtisë ngase thuhet se ajo gjeti përmbajtje shqetësuese në celularin e tij.
Sipas Page Six, muzikanti po fliste me gra të tjera në fshehtësi.

“Kur ata shkuan në një udhëtim për Ditën e Falënderimeve, ajo dyshoi dhe vendosi të kontrollonte celularin e tij”, ka thënë burimi.
Fox, e cila kohët e fundit zbuloi se ishte shtatzënë, gjeti mesazhe me femra të tjera në celularin e partnerit të saj dhe menjëherë vendosi të përfundonte lidhjen me të.

Aktorja e njohur dy javë më parë zbuloi se ajo dhe Machine Gun Kelly janë në pritje të fëmijës së tyre të parë./Indeksonline/