75 Mall Live Search
18:08 / E Shtunë, 20 Shtator 2025 / BA

Ndarja e bujshme nga Princ Leka dhe përplasjet e forta, flet Elia Zaharia

Aktorja e njohur Elia Zaharia ishte këtë të shtunë në “ArtKand” në Top Channel, ku ka prezantuar librin e saj për fëmijë “Perla dhe Dreri i Artë, një libër i bërë gjatë një periudhe kakofonie siç shprehet ajo.

Elia iu përgjigj pyetjes , në lidhje me divorcin me Princ Lekën, dhe sesie ka përballuar ajo.

“E gjithë jeta ka ditë për ditë sfidat dhe ulje ngritjet e veta. Nuk është asnjëherë betejë e fituar sepse jeta të rrezon dhe të ngre. Ajo që është e rëndësishme është që njeriu sa herë të ngrihet të mos harrojë të ngrihet njeri. Sepse dhimbja apo sfidat që kalojmë ndonjëherë e shuajnë dritën dhe dashurinë që duhet t’i qasemi jetës, njerëzve, punës, dhe unë këtë jam munduar të bëj”, u shpreh ajo.

Elia i dha fund martesës me Princ Lekën, një divorc i shoqëruar me shumë përplasje mes tyre, të cilat u bënë edhe publike.