75 Mall Live Search
19:51 / E Martë, 22 Shkurt 2022 / AR

Ndarja e Trixës dhe Donaldit/ Nëna e këngëtares është pa koment!

Mbrëmë në festën e organizuar në ‘Top Channel’, Beatrix e Donaldi nuk u panë bashkë.

Kjo bëri që Trixa të marr një vendim, duke e hequr nga rrjetet sociale Donaldin, shkruan Indeksonline.

Këtë veprim ajo e shoqëroi edhe me një story, e cila duket të jetë dedikim për Donaldin.

Një ‘fanse e zjarrtë’ e lidhjes së tyre, padyshim që ishte e ëma e këngëtarës, Antigona Ramosaj.

Indeksonline ka kontaktuar me Antigonën duke e pyetur se cila është e vërteta mes raportit të Trixes dhe Donaldit, a i kanë dhënë fund lidhjes?

“Nuk kam koment”, tha ajo, duke mos dashur të jap asnjë detaj më shumë.

Ndryshe, Antigona në llogarinë e saj njësoj si e bija, ka hequr Donaldin duke ndjekur vetëm ‘fanpage’ të ish-çiftit./Indeksonline/