Ndarja i “kushtoi” shumë, Britney detyrohet t’i paguajë qeranë 10 mijë dollarë ish-t

Ka disa ditë që dyshja e famshme, Britney Spears dhe Sam Asghari i kanë dhënë fund martesës.
Ishte Sam ai i cili u largua nga shtëpia duke u shpërngulur në një banesë të re, por sipas TMZ, zbulohet se Britney duhet t’ia paguajë qeranë atij, transmeton Indeksonline.

Burimet e TMZ thonë se Britney do të paguaj 10.000 dollarë në muaj për banesën e re të tij.
Të njëjtat burime thonë se Britney dhe Sam ende nuk flasin, por kanë arritur një marrëveshje për qentë e tyre.

Gjithashtu, artistja së fundmi ka shprehur dëshirën për të ndrequr gjërat me babanë e saj, Jamie Spears./Indeksonline/
