14:04 / E Martë, 27 Tetor 2020 / V R

Ndarja i ndikoi në peshë, ylli i njohur televiziv humb 10 kilogramë pas divorcit

Ant Anstead-i ka ndryshuar pamjen dhe kjo ka rënë në sy të adhuruesve të tij.

Ylli i njohur i televizionit dhe moderatori i famshëm britanik ka befasuar të gjithë me ndryshimin pas ndarjes nga bashkëshortja, Christina Anstead.

Një nga komentuesit ka shkruar sipër postimit të tij se ai duket shumë më i dobët, ndërsa Anti u shpreh se ka humbur 10 kilogramë gjatë kësaj kohe, por të cilat do t’i kthejë shumë shpejt.

Çifti i njohur u nda muajin e kaluar dhe kanë së bashku një fëmijë, ndërsa të dytë kanë nga dy fëmijë nga martesat e kaluara./Indeksonline/