Ndarja nga Bernardi vetëm sa e ka zbukuruar Xhenin! Shikojeni si shkëlqen ajo (Foto)
Të dy u bënë të famshëm falë pjesmarrjes së tyre në edicionin e fundit të reality shoë-t “Big Brother Albania”. Spektakël ku edhe nisën lidhjen e tyre të dashurisë, por që nuk mbijetoj dhe aq gjatë, shkruan Indeksonline.
Pas daljes nga ky reality shoë çifti Xheni dhe Bernardi dukeshin mjaftë të dashuruar, madje patën nisur edhe bashkëjetesën në Tiranë.
Ndërsa më pas u bënë edhe pjesë e spektaklit televiziv “Dance with me”, ku të dy nisën garën si çift, por pikërisht në mes të rrugëtimit të tyre ata përfunduan lidhjen e tyre e më pas edhe lojën, duke e lënë në gjysmë.
Edhe pse u përfol se çifti kanë rregulluar raportet, ishte Xheni e cila përmes një interviste tha se çdo gjë ka marrë fund. Ndërsa ajo ka vendosur t’i kushtoj rëndësi të madhe pamjes së jashtme. Xheni së fundmi ka postuar disa fotografi ku duket tejet joshëse me flokët kaqurela./Indeksonline/