Ndarja nga jeta e Arian Dacit përmes fotografive
E shtuna e fundit e këtij janari, doli të jetë ditë fatkeqe për zëvendësministrin e Diasporës, Arian Daci.
Ndonëse, Ariani kishte zgjedhur që këtë vikend të kalonte së bashku me shokët e tij në Brezovicë, orteku i borës që goditi atë, bëri që kjo ditë të ishte dita e fundit e jetës së tij.

Vdekja e tij e hershme, tronditi gjithë opinionin. Sot, për t’i dhënë lamtumirën e fundit, u mblodhën familjarët, miqë e bashkëpunëtorë të shumtë.

E për të nderuar figurën e Dacit, u zhvilluan disa aktivitete mortore, derisa mes dhimbjesh e lotësh u shpalosën kujtimet më të mira për të.

Fillimisht, rreth orës 10.00 nisën homazhet në hollin e Kuvendit të Kosovës, derisa akademik Nexhat Daci me familjarët e tij priste njerëz të shumtë për ngushëllime, mes tyre nuk munguan as krerët më të lartë të shtetit.

Kryeministri Haradinaj së bashku me kabinetin qeveritar, homazhe pranë arkivolit të Dacit

Kryeparlamentari Veseli homazhe pranë arkivolit të Arianit, ngushëllon Nexhat Dacin
Kryeministri Haradinaj tha se se çdo fjalim i sotëm mbizotërohet nga loti dhe pikëllimi.
“Qeveria e ka humbur një djalë të zellshëm, njerëz si Arian Daci mbahen mend gjatë. E kisha taku disa herë Arianin, ai ishte plotë pasion dhe jetë. I dalluar për vlera të larta njerëzore. Ne kolegët e tij jemi përherë mirënjohës për të. I tillë ishte dhe të tillë do ta mbajmë mend”, ka vlerësuar Haradinaj, transmeton Indeksonline.




Dy orë më vonë u mbajt mbledhja komemorative nën patronatin e zyrës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.





Edi Daci-Prapashtica, motra e Arian Dacit në emër të familjes ka shprehur mirënjohje për të gjithë të pranishmit.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës, Dardan Gashi ka qenë bashkëpunëtor dhe mikë i ngushtë i zvministrit, Arian Daci.

Ndërkohë që për t’i dhënë lamtumirën e fundit, në varrezat e Arbërisë në kryeqytet u mblodhën një numër i madh njerëzish.




Afër varrit të djalit të tij të vetëm, po qëndronte Daci, derisa krahë tij kishte vajzat e tij Edin dhe Majlinden.


I rëndë është momenti, derisa Daci përkulet mbi varrin e të birit për të hedhur dheun si lamtumirë!


Pikëlluese dhe e trishtë duket të jetë edhe buketa me lule e motrave për të vetmin vëlla, Arianin.


Ky vikend paska qenë tragjik për familjen Daci. Ariani ishte i martuar dhe pas vetës ka lënë bashkëshorten dhe dy djemtë e tij. /Indeksonline/







