Ndarje aspak paqësore, Ana thumbon Brunon

Ana Gjini dhe Bruno Shemsho janë nga dyshet që dolën çift nga “Për’puthen” por që si të gjithë të tjerët as kta nuk ia dolën me sukses jashtë programit duke u ndarë pas pak kohësh.
Por ndarja e tyre duket të mos ketë qenë aspak paqësore pasi prej javësh dyshja hedhin ‘thumba’ kundrejt njëri-tjetrit dhe janë goxha të rëndë.
Kësaj here ishte radha e Anës, e cila përmes një bisede virtuale me ndjekësit, shfrytëzoi rastin për të “thumbuar” Brunon.
“A je e lumtur?”, ishte pyetja që i bëri një ndjekës, të cilit Ana iu përgjigj: Mjaftueshëm me e bo gjumin rehat duke e ditë se: 1. Sepse kam njerëzit më të mirë afër vetes, 2. Që më hoqi Zoti qafe njerëzit që s’më duhen.
Se çfarë ka ndodhur realisht mes dyshes nuk dihet pasi asnjëri nuk kanë folur rreth arsyeve të ndarjes, por reagimet tregojnë se situata është ende e tensionuar.