75 Mall Live Search
21:04 / E Enjte, 04 Shtator 2025 / H F

Ndau djalin e saj me Hande-n? Thyen heshtjen nëna e Hakan

Spekulimet rreth ndarjes së çiftit të famshëm Hande Erçel dhe Hakan Sabanci kanë marrë sot një kthesë të re, pas një deklarate të drejtpërdrejtë nga nëna e biznesmenit turk, Arzu Sabanci.

Pas javësh thashethemesh dhe heshtjeje nga të dy protagonistët, Arzu Sabanci ka thyer heshtjen duke konfirmuar për herë të parë ndarjen, në një koment që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.

“Nuk kemi ndërhyrë kurrë në jetën private të djalit tonë. Vendimi i ndarjes ishte i tyre dhe vetëm i tyre,” është shprehur ajo, duke dhënë kështu konfirmimin që mungonte prej kohësh.

Deklarata e saj ka hequr çdo dyshim për statusin e marrëdhënies së Hande-s dhe Hakanit, të cilët nuk kanë folur asnjëherë publikisht për ndarjen.

Pak ditë përpara kësaj deklarate, Arzu Sabanci kishte publikuar një mesazh të paqartë në Instagram, që shumë e interpretuan si një “thumb” ndaj Hande Erçelit.

“Injoranca është si gjumi, reagimi i parë është zemërim,” shkruante ajo, në një postim që ngjalli reagime të shumta dhe ngriti dyshime për tensione të mëhershme mes aktores dhe familjes Sabanci.

Publiku dhe mediat turke janë të ndara në interpretimin e situatës. Një pjesë beson se deklarata e nënës së Hakanit është një përpjekje për të ruajtur imazhin e familjes Sabanci, ndërsa të tjerë e shohin si një pasqyrim të sinqertë të realitetit.

Çfarëdo që të jetë e vërteta, një gjë mbetet e sigurt: marrëdhënia e Hande Erçelit me Hakan Sabancin, dikur e përshkruar si një histori dashurie përrallore, sot është kthyer në një nga dramat më të komentuara të showbizit turk – një “serial” që po ndiqet me interes të jashtëzakonshëm, por këtë herë jashtë ekranit.