75 Mall Live Search
23:19 / E Shtunë, 12 Prill 2025 / G T

Ndërhyrja e Inigo Martinezit që ia dhuroi tri pikë Barcelonës

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore të madhe në javën e 31-të në La Liga, duke mposhtu minimalisht 0:1 Leganes-in.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mbrojtësi Saenz (autogol) në minutën e 48’të, shkruan Indeksonline

Fitorja e Barçës u sigurua në sekondat e fundit të ndeshjes, pasi mbrojtësi spanjoll, Inigo Martinez bëri një ndërhyrje fantastike.

33-vjeçari nuk e lejoi lojtarin kundërshtar të shënonte gol, duke bërë një ndërhyrje në momentin e duhur, pa faul.

Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 70 pikëve në pozitën e parë.

Shtatë pikë më pak ka vendi i dytë, Real Madridi (63), me një ndeshje më pak të zhvilluar./Indeksonline/