20:56 / E Mërkurë, 06 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ndër vite njësoj, e bukur edhe pa asnjë ndërhyrje (Foto)

Aktorja e ‘O sa mire’ njëherësh modele në shumë raste, vetëm sa po i jep jetë edhe më shumë verës.

Teksa ditët e ngrohta kanë filluar, Arta di ta bëjë edhe më të nxehtë stinën për të gjithë ndjekësit e saj.

E gjatë, e kuruar mirë në çdo detaj trupor, Arta shkëlqen edhe më shumë tek fytyra, shkruan Indeksonline.

Pavarësisht femrave të shumta që ka estrada ndër të paktat që vazhdon të jetë e pëlqyer nga shumica është pikërisht Arta.

Artistja e cila ka vetëm fillimet e karrierës e që sigurisht nuk do të ndalet me kaq është edhe shumë e ndjekur në Instagram.

Fotografitë e saj arrijnë me mijëra pëlqime dhe komente përderisa është gjithnjë në të pëlqyerën ‘Exploring’.

Arta vazhdon t’i kushtojë rëndësi linjave trupore duke qenë vazhdimisht pjesë e palestrës, pavarësisht angazhimeve të tjera. Sigurisht për të bërë edhe më të bukur gjithçka ajo është edhe shumë modestë në cilëndo intervistë që realizon, ashtu siç edhe është në realitet çdo ditë për këdo që njeh./Indeksonline/