16:47 / E Hënë, 29 Maj 2023 / LB

Ndërhyn KFOR-i, shpërndan protestuesit në Zveçan

Misioni paqeruajtës i NATO-s ndërhyri për shpërndarjen e protestuesve në Zveçan.

Paraprakisht i paralajmëroi protestuesit që të shpërndahen, por ata nuk u bindën, raporton REL.

Raportohet se protestuesit serbë kanë hedhur gurë e gaz lotsjellës në drejtim të trupave të KFOR-it në Zveçan./IndeksOnline/