75 Mall Live Search
14:08 / E Premte, 26 Korrik 2024 / G T

Ndërhynë Manchester Unitedi, anulohet transferimi i Mazraouit në West Ham

Futbollisti i Bayern Munchen, Noussair Mazaraoui ishte afër transferimit në West Ham United.

Por, sipas gazetarit gjerman Florian Plettenberg kjo marrëveshje është ndërprerë, shkruan Indeksonline

Për futbollistin marokjen është futur në garë Manchester Unitedi dhe Erik Ten Hagu e dëshiron transferimin e tij.

26-vjeçari ka kontratë me Bayern Munchenin deri në vitin 2026, por shkaku i minutazhit të vogël mund të largohet nga “bavarezët”.

Vlera e futbollistit është 30 milionë euro sipas sajtit “Transfermarkt”./Indeksonline/