Ndërhyrja e ashpër ndaj Hakimit, Luis Diaz merr dënim të rëndë nga UEFA
UEFA ka marrë një vendim të rëndë ndaj Luis Diaz.
Sulmuesi i Bayern Munich është dënuar me tre ndeshje moslojë, për shkak të një ndëryhyrje të ashpër ndaj Achraf Hakimit, në ndeshjen e fundit të Champions League, ndaj PSG-së.
Shtëpia më e madhe e futbollit e cilëson ndërhyrjen e Diaz për “lojë të ashpër”.
Ai u ndëshkua direkt me karton të kuq, dhe tashmë do ti mungojë Bayernit në tre ndeshjet e ardhshme.
Diaz nuk do të luaj ndaj, Arsenalit, Sporting Lisbona dhe Royal eUnion SG./IndeksOnline/

