14:44 / E Premte, 09 Shkurt 2024 / G T

Ndërhyrja e ashpër ndaj Mbappes, Ancelotti: Jo, nuk e kam parë!

Carlo Ancelotti u paraqit në konferencë për media para ndeshjes së nesërme ndaj Gironas në javën e 24-të në La Liga.

Trajneri italian u pyet nga gazetarët nëse e ka parë ndërhyrjen e ashpër ndaj Kylian Mbappes, shkruan Indeksonline

Mbappe u faulua ashpër në ndeshjen e Kupës së Francës në ndeshjen ndaj Brest, por për fat të mirë ai ishte në gjendje të mirë dhe vazhdoi lojën.

Për këtë u pyet edhe strategu i Real Madridit, Carlo Ancelotti.

“Nuk e di çfarë ka ndodhur me të. Unë isha duke e shikuar Copa del Rey”, ishte përgjigja e Ancelottit.

Kujtojmë që Real Madrid është afër marrëveshjes me sulmuesin e Paris Saint-Germain dhe pritet që gjatë kësaj vere edhe ta finalizoj transferimin e tij./Indeksonline/