75 Mall Live Search
09:59 / E Premte, 16 Shtator 2022 / B O

Ndërhyrja e rëndë e Astrit Thaçit, futbollisti i Pragës humb sezonin

Sulmuesi i Pragës, Ivan Schranz ka përfunduar sezonin e tij me skuadrën çeke pas lëndimit që pësoi dje nga ndërhyrja e Astrit Thaqit.

Thaqi u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes të pa lejuar ndaj Schranz në minutën e 84-të, derisa futbollisti sllovak u detyrua ta lë në gjysmë ndeshjen, transmeton Paparaci.

Sipas raportit mjekësor, 29-vjeçari ka pësuar një dëmtim të kokës dhe disa dëmtime në shpinë.

Shefi i klubi çek, Jaroslav Tvrdík ka shkruar në Twitter, se Schranz nuk do të luajë më gjatë këtij stinori vjeshtor.

“Lajm shumë i trishtuar. Ivan Schranz i shtruar në spital në neurokirurgjinë me lëndime në kokë dhe shpinë të qafës së mitrës. Ivan, ne i mbajmë gishtat të kryqëzuar dhe jemi me ju,” shkroi Tvrdík. Fatkeqësisht, për vjeshtën po humbasim një tjetër lojtar kyç”, thuhet në njoftimit e drejtorit të Slavia Prague.