18:03 / E Hënë, 16 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet amerikane, Trump tregon çka i tha Putin

Në takimin e dy liderëve botëror që po mbahet në Helsinki, Donald Trump dhe Vladimir Putin po mbajnë një konferencë për shtyp.

Aty si temë diskutimi u ngrit ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet e ShBA-së, të cilën e hetoi edhe FBI, shkruan Indeksonline.

Lidhur me këtë, Trumo tha se Putin ka mohuar të kenë dorë në këto zgjedhje dhe në qëndrimin e tij ai ishte shumë i qartë.

Megjithatë, Trump tha se nuk sheh ndonjë arsye pse t`i besojë Putinit, por çështja është se ai nuk ka arritur ende ta shohë serverin të cilin sipas tij, nuk e lejoi ta shohë FBI.

|Putin ka mohuar që Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane. Ku është serveri, dua ta di cka thotë serveri. Njerëzit thonë se e ka bërë Rusia, por Putin tha se nuk është Rusia. Nuk e shoh asnjë arsyje pse të mos jetë, por dua ta shoh serverin.  Kjo do të vazhdojë edhe për pak, por nuk mund të vazhdojë se cka ndodhi me serverët. Çka ndodhi me imellet e Hillary Clinton. Me mijëra imelle u zhdukën. 23 mijë u zhdukën. Putin theksoi qartazi kur mohoi se nuk kanë dorë në zgjedhje. Ai më tha se ejani me njerëzit tuaj dhe hetoni. Kjo po që është një ofertë”, ka thënë Trump, transmeton Indeksonline.

Ndryshe, për këtë është përgjigjur edhe Putin. Ai ka thënë se kjo cështje duhet t`i mbetet gjykatës dhe jo ekzekutivit.

Sipas tij, fjala e fundit duhet të vije nga gjykata.

“Edhe unë dua të shtoj diçka. Besoj se Rusia është vend demokratik dhe besoj që nuk po e mohoni këtë për vendin tuaj. Nëse SHBA është vend demokratik, vendimi final mund të gjykohet nga një gjykatë, jo nga ekzekutivi. Fjala e fundit duhet të vie nga gjykata”, ka thënë ai, transmeton Indeksonline.

Për Krimenë, Putin ka thënë se Trump vazhdon të ketë qëndrimin e tij. Por, për Rusinë, ai ka thënë se Krimea është çështje e mbyllur./Indeksonline/