Ndërhyrja e Walker që ia fitoi titullin Manchester Cityt
Manchester City ka fituar Superkupën e Anglisë pasi ka mposhtur Liverpoolin pas ekzekutimit të penalltive.
Kampioni do të ishte ndryshe nëse nuk do të ishte vigjilenca e Kyle Walker.
Mbrojtësi i Cityt bëri një ndërhyrje vendimtare në fund të ndeshjes duke ia mohuar golin e fitores Salahut.
Ai largoi topin nga vija derisa Bravo ishte i mposhtur. /IndeksOnline/