75 Mall Live Search
11:57 / E Diele, 29 Janar 2023 / Gj. Sh

Ndërhyrja “horror” e Andy Caroll ndaj Eriksenit, largohet nga stadiumi me paterica!

Ish-ylli i futbollit anglez, Andy Carroll 34 me siguri i ka shkatërruar sezonin mesfushorit të Manchester United, Christian Eriksen me një start brutal që shkaktoi një dëmtim të rëndë në dukje të parë.

Pas një kohe të gjatë, Andy Carroll pati mundësinë të luajë sërish në Old Trafford. Ai shkoi me skuadrën e Reading në ndeshjen e FA Cup – por mori një karton të kuq në minutën e 65-të.

Ai me një start brutal e ka nxjerrë jashtë loje Eriksenin i cili mbeti i dëmtuar.

Eriksen u largua nga Old Trafford me paterica pas ndeshjes.